Kur të gjithë prisnin që yjet e PSZh-së të dominonin Francën dhe gjithë Europën, po ndodh e kundërta. Prania e emrave të mëdhenj ka shtuar ndjeshëm konkurencën mes tyre, sidomos pas ardhjes së Lionel Mesit.
Klubi francez vazhdon të përçahet dita-ditës, ndërsa këtë herë është dyshja që dikur reflektonte një harmoni të madhe.
Raporti mes Nejmarit dhe Mbapesë nuk është më i njëjti që pas ardhjes së Mesit. Këtë e pasqyron pastër sjellja e talentit francez në ndeshjen e fundit kundër Montpeljesë. Mbape i la vendin Drakslerit në fushën e lojës, që pak më vonë merr një asist perfekt nga Nejmar dhe shënon golin e dytë për skuadrën.
Por kur të gjithë festonin golin, Mbape nxjerr në pah irritimin e tij. Kamerat kanë kapur momentin kur lojtari francez kthehet nga shoku i skuadrës dhe ankohet për Nejmarin. “Ky endacaku nuk ma pason topin“, ishin fjalët e thëna nga Kilian Mbape.