Atletiko Madridi të martën në mbrëmje do të përballet me Milanin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Diego Simeone ka marrë lajme të mira në prag të kësaj sfide.
Të dyja skuadrat nuk arritën të marrin fitore në ndeshjet e para të grupit “B”, kjo pasi Atletiko barazoi pa gola në shtëpi përballë Portos, ndërkohë Milani edhe përkundër paraqitjes së mirë, në fund u mund nga Liverpulli në “Enfilld Roud” me rezultatin 3:2.
“Jorganxhinjët” për ndeshjen në San Siro do të mund të llogarisin në shërbimet e Toma Lemar, i cili kishte munguar në 3 ndeshjet e fundit të skuadrës nga Madridi, Zhoao Feliks gjithashtu do ti bashkohet grupit pasi kishte pauzuar për shkak një kartoni të kuq, derisa Koke është shëruar plotësisht pas dëmtimit të muskujve dhe i njëjti do të ndihmojë gjithashtu skuadrën kundër Milanit.