Alvaro Morata dhe Paulo Dybala mengjësin e sotëm kanë zhvilluar vizitat mjekësore në “J-Medical”, ku u janë nënshtruar ekzaminimeve specifike për të vlerësuar dëmtimet muskulare që pësuan në ndeshjen kundër Sampdorias.
Sulmuesi spanjoll ka kryer i pari vizitat dhe menjëherë pas tij edhe ylli argjentinas. Sipas asaj që mëson “Sky Sport” dëmtimi i Dybalas është më i lehtë seç mendohej dhe argjentinasi mund të kthehet në dispozicion të Allegrit pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, ashtu që i njëjti pritet të jetë gati për super ndeshjen me Romën me datë 17 tetor.
Ndërkohë ndryshon situata për Moratan. Problemi për spanjollin është më i rëndë seç mendohej, ashtu që i njëjti thuhet se do të mungojë për rreth një muaj, që don të thotë se do të mungojë në ndeshjet kundër Çelzit dhe Zenitit në Ligën e Kampionëve, si dhe kundër Torinos, Romës dhe me shumë gjasa edhe kundër Interit, ndeshje kjo që në program është me datë 24 tetor.
Edhe spanjolli, edhe Dybala këtë edicion me Juventusin numërojnë nga 3 gola në Serie A.