Struga Trim Lum ka kaluar në epërsi përballë Shkëndijës në derbin shqiptarë që po zhvillohet në këto momente në qytetin e bukur të Strugës, njofton “infOSport.mk”.
Shkupjani realizoi gol në minutën e 11-të, kur reagoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe topin e devijuar nga mbrojtësi Jan Krivak arriti që ta shtyn në rrjetën e Zahov.
Ky gol përveç gëzimit, solli edhe lot tek Emir Skenderi, i cili vetëm ditë më parë humbi xhaxhain e tij, Ali Skenderi, i cili humbi jetën nga stresi pasi hajnat i kishin plaçkitur barnatoren në Shkup. (infOSport.mk)