Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nikolla Risteski është larguar nga Renova vetëm pas 86 ditëve të kaluara te kjo skuadër.
Arsyeja ka qenë minutazhi i vogël i dhënë nga ana e trajnerit Qatip Osmani, i cili e kishte aktivizuar titullarë vetëm në ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes, njofton “infOSport.mk”.
Ndryshe 24-vjeçari me Renovën këtë edicion u paraqit në 5 ndeshje, duke zhvilluar gjithsej 179 minuta.
Kujtojmë Risteski te Renova erdhi nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës.
Gjatë karrierës së tij, Risteski përveç me Renovën dhe Rabotniçkin ka luajtur edhe me Borecin e Velesit.