E shtuna ka rezultuar pozitive për skuadrat shqiptare që garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim, shkruan “infOSport.mk”.
Voska Sport, Gostivari dhe Korabi regjistruan fitore të rëndësishme, derisa Besa e Dobërdollit arriti që të ndal Vardarin në Shkup, duke barazuar me rezultatin 2:2.
Edhe pse skuadra shqiptare ishte në disavantazh deri në momentet e fundit të takimit, një gol i shënuar me kokë nga Muhamed Bekir në minutën e 90-të i dha një pikë të madhe Besës së Dobërdollit, që në këtë mënyrë shtonë vetëbesimin edhe më shumë për të vijuar me lojra të mira dhe rezultate pozitive.
Ndryshe golin e parë në këtë takim për Besën e Dobërdollit e realizoi Hakan Limani, derisa në anën tjetër golat e Vardarit mbajnë firmën e Filip Petkovskit.
Behar Feta vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme me fanellën e Voska Sport, me ç’rast shkupjani sot realizoi dy gola në fitoren 4:0 të skuadrës nga Ohri përballë Veleshtës nga Struga. Një gol tjetër për ekipin vendas realizoi sulmuesi Emir Aliu, ndërsa një tjetër përforcimi më i fundit, Pajazit Saliu.
Bleron Muça u përkujdes për 3 pikët e reja të Korabit përballë Kadinos, me ç’rast skuadra nga Dibra tashmë renditet në pozitën e dytë me 10 pikë, menjëherë pas Sileksit të pagabueshëm, që në transfertë shënoi fitore 2:0 përballë Teteksit.
Kumanovari Burhan Aliji shënoi golin e parë për skuadrën nga Kratova, derisa rezultatin e këtij takimi e vendosi Sasho Dukov me golin e realizuar në minutën e 75-të.
Ndërkohë Gostivari ka marrë fitoren e parë këtë edicion, duke mundur 2:1 Ohrid Lihnidos. Genc Gashi dhe Artan Veliu shënuan golat për ekipin vendas, ndërkohë golin e nderit për mysafirët nga Ohri, e realizoi Murat Adili. (infOSport.mk)
LDFMV, Perëndim – Java 5 |
|||||||||||||||
|