Gentiana Roçi “tripletë” ndaj PK-35 Vanta

Gentiana Roçi ka rezultuar deçizive në fitoren 7:0 të Kups përballë skuadrës së PK-35 Vanta, duke realizuar 3 gola, njofton “infOSport.mk”.

Struganja ishte e pandalshme për futbollistet kundërshtare në ndeshjen e “play-off”, duke i siguruar 3 pikë shumë të mëdha skuadrës së Kups, që aktualisht kryeson renditjen me 56 pikë.

Ndryshe serinë e golave në këtë përballje e hapi shqiptarja tjetër, Lavdije Begolli, derisa Roçi dy gola realizoi gjatë pjesës së parë (35’, 45’),  derisa golin e saj të tretë dhe të 25-tin në përgjithësi në kampionat, e realizoi në minutën e 87-të. Ndryshe ishte ky goli i katërt në ndeshjet e “play-off” për Gentiana Roçin, e cila në sezonin e rregullt kishte realizuar plotë 21 gol. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply