Interi ka avansuar në derbi ndeshjen kundër Atalatntës, edhe atë vetëm pas 5 minutave të kaluara në “Xhuzepe Meaca”, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi vendas e nisi mbarë këtë takim, teksa pas kanosjes së Edin Xhekos, argjentinasi në minutën e 5-të shënoi një super gol me akrobacion, pas harkimit të Nikolla Barella nga ana e djathtë.
Është ky takimi i dytë i javës së 6-të në Serie A, teksa më herët gjatë ditës, Milani mundi Specian në transfertë me shifrat 2:1. (infOSport.mk)