Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote në IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara në stadiumin e Totenhamit në Londër.
Marku dominoi luftën përballë kundërshtarit të tij, të cilin megjithatë nuk arriti që ta nokautojë. Marku pas kësaj fitore të madhe u shpreh: “Më kanë nënvlerësuar shumë, por ja ku jam sot. Shikoni këtë titull, shikoni kë kam mundur. E kisha të lehtë”.
Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9, derisa një luftë e tij ishte mbyllur me barazim.