45 minuta perfekte jemi duke ndjekur në ‘Xhuzepe Meaca”, aty ku mejdanin në kuadër të javës së 6-të po ndajnë Interi dhe Atalanta, njofton “infOSport.mk”.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke avansuar me golin e Lautaro Martinez vetëm pas 5 minutave lojë. Barella nga e djathta harkoi në shtyllën e parë, aty ku argjentinasi nuk fali dhe me një gjysmëroveshatë arriti që të mposhtë portierin mysafir.
Megjithatë me kalimin e kohës Atalanta morri krahë, ndërsa Malinovski pas 30 minutave lojë me një super gol nga distanca barazoi shifrat në 1:1.
Ukrainasi Ruslan Malinovski rrezikoi Handanoviçin edhe në minutën e 38-të, kur lëshoi një predhë tjetër, të cilën portieri vendas e devijoi vetëm deri te këmbët e Toloi, i cili nga afërsia shënoi për 1:2.
Mbetet të shihet nëse Interi do rigjejë veten dhe do të rikthejë rezultatin edhe sot, ashtu siç bëri në ndeshjen me Sampdorian në Xhenoa. (infOSport.mk)