Të martën do të hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa kalimin në çerekfinale do ta kërkojnë skuadrat, si: Shkëndija, FC Shkupi, Renova, Struga Trim Lum, Akademia Pandev, Rabotniçki, Makedonija Gj.P. Bregallnica, Boreci, Skopje, Pelisteri, Tikveshi, Sileksi, Vardari, Bellasica dhe Ohrid Lihnidos.
Pra plotë 12 skuadra nga Liga e Parë dhe vetëm 4 nga Liga e Dytë, që paralajmërojnë duele shumë interesante në kuadër të raundit të dytë të Kupës. (infOSport.mk)