Fundjavën që lamë pas në elitën e futbollit shqiptarë në program ishin ndeshjet e javës së dytë, e ku shumë vëmendje, madje edhe në Slloveni morri ndeshja midis Dinamo Tiranës dhe Laçit. E gjithë kjo për shkak skenave të turpshme që ndodhën në “Elbasan Arena”, e ku protagonist u bënë një grupim i vogël mbështetësish të ekipit kurbinas, të cilët gati se u futën në fushë për t’u kapur me kapitenin Agim Ibraimi, i cili qëndronte në stol në minutat e fundit.
Ky incident i shëmtuar, bëri jehonë deri në Slloveni, atje ku me mjaft sukses vite me rradhë kishte mbrojtur ngjyrat e Mariborit, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve, teksa portali “ekipa.svet24”, pasqyroi atë se çfarë kishte ndodhur në “Elbasan Arena”, duke raportuar se si ish-futbollisti i Mariborit, u kërcënua nga tribuna, gjatë momentit që gjyqtari po shikonte pamjet në monitorin e VAR-it.
“Një nga tifozët e Laçit madje u përpoq të hidhej mbi rrethimin e brendshëm të stadiumit për t’u përballur fizikisht me Ibraimin, por u ndalua nga rojet e sigurisë, të cilët me siguri parandaluan një incident të madh”, shkruhej në portalin slloven.
Ndryshe ndeshja midis Dinamo Tiranës dhe Laçit u mbyll me barazim 1:1.