Shkëndija dhe FC Shkupi kanë kaluar me sukses raundin e parë të Kupës, duke eliminuar dy skuadrat e Ligës së Dytë në transfertë, Kit Go, gjegjësisht Veleshtën, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija shënoi fitore 2:0 përballë Kit Go në Shtip, edhe atë duke iu falënderuar një goli të shënuar në minutën e 23-të nga Arbër Shala dhe një tjetri në minutën e 92-të nga ana e Lupco Doriev, i cili mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare, duke shënuar një gol mjaft të bukur.
Ndërkohë FC Shkupit i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Marko Gjorgjievski në minutat shtesë të pjesës së parë përballë Veleshtës për të siguruar një vend për 1/8 e finales, aty ku do të luaj edhe Boreci, skuadër kjo që pa shumë probleme eliminoi Nju Starin. Skuadra nga Velesi shënoi fitore 4:1.
Kujtojmë një javë më parë një vend për 1/8 e finales kishin siguruar edhe Struga Trim Lum, Renova, Vardari, Skopje, Makedonija Gj.P, Rabotniçki, Tikveshi, Pelisteri, Bregallnica, Ohrid Lihnidos, Bellasica, si dhe dy skuadrat finaliste të edicionit të kaluar, Sileksi dhe Akademia Pandev, që pa luftë kaluan në mesin e 16 skuadrave më të mira në vend. (infOSport.mk)