Kristiano Ronaldo gjatë merkatos së verës braktisi Juventusin për t’iu bashkuar sërish Mançester Junajtedit, me të cilën skukadër po shkëlqen që në start.
Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtedi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletiko Madridit.
Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë, derisa më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.
Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali, me ç’rast sërish u vendosën për Antuan Grizman, ish futbollistin e tyre, i cili u transferua nga rradhët e Barcelonës.