Neziri: Nuk e nënçmojmë Kit Go, do qasemi me shumë seriozitet

Shkëndija i fillon garat në Kupën e Maqedonisë së Veriut me ndeshjen kundër ekipit të Kit Go nga qyteti i Pehçevës. Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohet me 15 shtator, por e njëjta u anulua për shkak të tragjedisë në spitalin modular për Covid në Tetovë. Në prag të këtij takimi nga tabori i Shkëndijës ka folur Mexhit Neziri, i cili si një profesionist i vërtetë tha se nuk e nënçmojnë kundërshtarin, pavarësisht se bëhet fjalë për një skuadër të Ligës së Dytë.

“Në asnjë mënyrë nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin. Edhe pse bëhet fjalë për ekip të ligës së dytë, ne ndeshjen do ta marrim me seriozitet dhe besoj se do të arrijmë të korrim fitore dhe do të kalojmë në fazën tjetër të 1/8 të finales së kupës. Kampionati është i ngjeshur, edhe në fundjavë do të kemi përballje të vështirë në terren mysafir. Por ne këtë vit jemi të motivuar të fitojmë të dyja kompeticionet, edhe kampionatin edhe kupën” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, Mexhit Neziri.

Ndeshja do të luhet sot në stadiumin e qytetit në Shtip me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply