Golat nga ndeshja Kit Go – Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje përballë skuadrës së Kit Go nga Pehçeva, me të cilën skuadër ishte takuar edhe në vitin 2018-të në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga para 3 vite, kur këto dy skuadra u takuan në 1/8 e finales, këtë herë të dyjat duheshe të përballen që në raundin e parë, e ku vendoste vetëm një ndeshje.

Shkëndija arsyetoi epitetin e favoritit duke shënuar fitore 2:0 dhe duke u kualifikuar pa shumë probleme për 1/8 e finales.

Arbër Shala ishte autori i golit të parë në minutën e 23-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Timovskit dhe në shtyllën e dytë nga afërsia me kokë shënoi për 1:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, që doli të jetë valid deri në minutën e 92-të, kur në skenë doli Lupço Doriev, që me një veprim mjaft të bukur në zonën kundërshtare, bëri që portieri vendas të kapitulojë edhe për herë të dytë në këtë takim.

Përveç Shkëndijës, një vend për 1/8 e finales sot siguruan edhe FC Shkupi dhe Boreci. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply