Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja vazhdon të tërheq vëmendje te Sautemptoni, me të cilën skuadër sonte siguruan një vend për 1/8 e finales së Kupës së Anglisë.
Broja me Sautemptonin e tij eliminuan Shefilld Junajtedin, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2:2.
20 vjeçari shqiptarë u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje. Pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim, skuadrat iu drejtuan penaltive.
Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e 3-të, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare gaboi duke e dërguar sferën në duart e portierit.
Megjithatë pavarësisht gabimit të Brojës, në fund Sauthemptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej.