Qëllimi parrësor i këtij ka qenë dge është , shoqërimi I ndërsjellë, krijimi kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit.
Qyeti i Durrës dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, nga data 21 deri 24 shtator ajnë nikoqire të Edicionit të 16-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 me moton “Durrësi 2021”.
Kjo veprimtari jo vetëm që shpalos vlerat teknike të shkollës së futbollit që nga viti në vit pëson ndryshime dhe ec përpara, por ka edhe vera të mëdha morale, ka vlera shpirtërore, afron fëmijët, fëmijët ecin, fëmijët rriten. Këtë gjithmonë e ka potencuar ideatori i këti manifestimi sportive mbarëkombëtarë Naim Kërçuku.
Qëllimi parrësor i këtij ka qenë dge është , shoqërimi I ndërsjellë, krijimi kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit.
Në këtë manifestim gjithëkombëtar tradicionalisht marrin pjesë reprezentacionet e qyteteve si Durrësi (Shqipëri), Tetova (Maqedonia e Veriut), Peja (Kosovë), Ulqini Mali i Zi dhe Tërnoci i Bujanocit që përfaqëson Luginën e Preshevës dhe Bujanocit, ndërsa ekzistojnë gjasat që të pranishëm të jenë edhe një ekip i Arbëreshëvetë Zarës.
Në 15 edicionet që janë zhvilluar nga viti 2003, me rotacion janë mbajtur nga tri here në çdo qytet të lartëpërmendur si në Durrës, Tetovë, Ulqin, Pejë dhe Bujanoc. Turneu dy vite pëshkaqe objective në vitin 2013 dhe 2018, ndërsa në vitin 2020 nuk u realizua shkaku i situates me pandeminë e Koronavirusit Covid 19.
Përshkak të situates aktuale me panedeminë Covid 19, të gjithë pjesëmarrëse do të jenë akomoduar në hotel e jo në shtëpitë e moashtarëve të tyre ashtu siç ka qendë deri më tani
Çdo ekipe sipas rregullores së turneuttë aprovuar në Kodrën e Diellit më 2 Prill të vitit 2006 ka 18 futbollist dhe pesë përcjellës. A I përket ekipit të Tetovës, koordinatori Muzafer Livoreka theksoi se çdo gjë është zhvilluar sipas parashikimeve dhe në Durrës prêt paraqitje cilësore dhe dinjitoze e kipitt tetovar.