Mustafi: Jam i lumtur te Levante

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut,  Shkodran Mustafi nuk pati përvojë të mirë me skuadrën gjermane të Shalke 04, skuadër kjo që pas shumë vitesh humbi statusin e skuadrës elitare, ndërsa kjo shtyu Mustafin që të transferohet te Levante, aty ku ka gjetur një tjetër futbollistë shqiptarë, shkupjanin, Enis Bardhi.

Mustafi në një prononcim për mediat ka thënë se periudha e kaluar te Shalke ka qenë shumë e rëndë, por rëndësi ka që për momentin është pjesë e një klubi mjaft mirë të organizuar, ku edhe e duan.

“Gjashtë muajt e fundit te Schalke kanë qenë mjaft keq. Është një klub i madh gjerman që ka rënë nga liga, por unë duhet të fokusohem te karriera ime. Është me rëndësi për mua të jem në një klub ku më duan”, ka thënë Mustafi.

Futbollisti gostivaras në këto momente me Levanten e tij janë duke e zhvilluar ndeshjen e javës së 6-të në La Liga kundër Selta Vigos. Mustafi është titullarë, ndërsa është kjo ndeshja e tij e dytë dhe e para që e luan nga minuta e parë.

Leave a Reply