Tim Brdariç ishte një nga afrimet e Vllaznisë, me trajnerin Tomas Brdariç që zgjodhi ta merrte djalin e tij në Shqipëri. Për të shuar çdo dyshim mbi favorizimet e mundshme te shkodranët, koha vërtetoi gjithçka.
Kështu futbollisti 21-vjeçar nuk gjeti dot hapësirat në ekipin e parë të Vllaznisë, ndërsa do të kujtohet goli i tij ndaj Apolonisë në sezonin e shkuar.
Tim Brdariç ka zgjedhur që të largohet në drejtim të Gjermanisë ku do të jetë pjesë e Bundesligës 3 me FC Rot Vaiz Koblenz.