Tjetër paraqitje pozitive për Valon Et’hemin në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi anësorë ishte ndër më të mirët e ndeshjes Boluspor-Istanbulspor. Tetovari ishte aktiv në krahun e majtë të sulmit, duke qenë rrezik permanent për vendasit në çdo aksion të tij, ndërsa shumicën e rasteve ndalej me faul nga mbrojtësit e Bolusporit. Pikërisht nga goditje standarde të fituara nga Et’hemi, Istanbulspor në dy raste i’u afrua epërsisë, por në nivel të detyrës shfaqej portieri shqiptarë i Bolusporit, Gentian Selmani. Ky i fundit do të kapitulonte në minutën e 53-të kur Valon Et’hemi depërton në të majtë, ndërsa asisti i tij konvertohet në gol nga Bagish, për epërsi 0:1 të mysafirëve. Et’hemi vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes duke lufutuar me fanatizëm në mbroitje të rezultatit, ndërsa sakrifica i kushtoi kur ndëshkohet me dy kartona të verdhë në harkun kohor prej dy minutave, duke dalë jasht me të kuq. Epërsinë numerike e shfrytëzuan vendasit që barazuan në 1-1 në të 89-ën me anë të Odah.
Kjo përballje përfshiu 5 futbollistë shqiptarë. Te Istanbulspor përveç Et’hemit nga minuta e 63-të luajti edhe Eduard Rroca, ndërsa titullarë te Boluspor ishin Odise Roshi, Dejvi Bregu dhe portieri Gentian Selmani.