Reshat Ramadani, talenti i rradhës që debutoi në ekipin e parë të Shkëndijës

Reshat Ramadani do e mbaj mend gjatë kohë datën e 19 shtatorit, datë në të cilën debutoi me ekipin e parë të  Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Talenti tetovar zbriti në fushë në takimin e së dielës kundër Skopjes në Shkup, kur zëvendësoi Bruno Ditan, edhe atë në minutën e 88-të. 18-vjeçari Ramadani edhe në ndeshjen e javës së kaluar kundër FC Shkupit në Tetovë, ishte në mesin e futbollistëve të ftuar nga ana e trajnerit Bruno Akrapoviç, mirëpo për shkak rëndësisë së atij takimi, i njëjti nuk u aktivizua.

I njëjti ka kaluar të gjitha grupmoshat te skuadra e tij e zemrës, Shkëndija, me të cilën shpreson tashmë të luaj sa më shumë dhe të tregoj talentin e tij.

Kujtojmë në përbërjen aktuale të Shkëndijës, ka edhe 3 futbollistë tjerë që vijnë nga shkolla e futbollit, edhe atë Dashmir Elezi, Florent Ramadani dhe Oktaj Rakipi. (infOSport.mk)

Leave a Reply