Barcelona i ka shpëtuar disfatës fare në fund përballë Granadas në “Kamp Nou”, falë mbrojtësit Ronald Araujo, i cili në minutuën e fundit barazoi shifrat në 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Mysafirët kishin kaluar në epërsi vetëm pas 2 minutave lojë, falë realizimit të portugezit Domingesg Duarte. Ky gol hutoi “katalunasit”, të cilët edhe pse në dispozicion kishin një ndeshje të plotë, vetëm në fund arritën të shënojnë dhe të vazhdojnë të mbeten të pamposhtur këtë edicion në La Liga.
Barcelona e Ronald Kuman kishte dominim të plotë, mirëpo në fushën e blertë pamë një Barcelonë pa ide, një Barcelonë pa identitet, që po vuan shumë pas ikjes së Lionel Messit.
Ky barazim vë në shumë siklet trajnerin Ronald Kuman, i cili është në qendër të kritikave, pikërisht për shkak humbjes së lojës së qartë identifikuese të Barcelonës, që dështoi edhe në ndeshjen debutuese të këtij viti në Ligën e Kampionëve përballë Bajernit të Munihut (0:3).
Barcelona pas 5 xhirove të para, numëron 8 pikë, mirëpo vetëm nga 4 ndeshje të zhvilluara, duke u renditur aktualisht në pozitën e 7-të. (infOSport.mk)