Juventusi dhe Milani pas pak do përballen në një duel vendimtar që mund të përcaktojë fatin e sezonit që tani për “bardhezinjtë”.
Ata janë 9 pikë larg kreut dhe nëse marrin një goditje tjetër, për skuadrën e Alegrit do të bëhej thuajse e pamundur të kishte pretendime për vendin e parë që tani qoftë edhe nga goditja psikologjike.
Trajneri i Juventusit ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me ekipin që fitoi ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmo, duke vendosur Kielinin në vend të De Ligt. Vazhdon të mbetet jashtë Kieza, me dyshen e sulmit titullarë Dybala-Morata.
Ndërsa Stefano Pioli ka dy risi në formacion, me njërën të detyruar për shkak të dëmtimit të Kalabria. Tomori është vendosur në të djathtë të mbrojtjes, me Romanjolin në qendër. Menja ia del nga minuta e parë, ndërsa Tonali është titullar në qendër përkrah Kessie.
FORMACIONET ZYRTARE |
Juventus (4-4-2) |
Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentankur, Lokateli, Rabio; Dibala, Morata. |
Trajner: M. Alegri |
Milan (4-2-3-1) |
Menja; Tomori, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Tonali, Kesi; Selemakers, Diaz, Leao; Rebiç. |
Trajner: S. Pioli |