FC Shkupi pas plotë 350 ditëve do të rikthehet të luaj në Çair, aty ku të dielën në kuadër të javës së 7-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Borecin, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht kundërshtari nga Velesi ishte skuadra e fundit me të cilën FC Shkupi kishte luajtur në stadiumin e saj në Çair, edhe atë me 3 tetor të vitit 2020.
Që nga ajo ndeshje në të cilën FC Shkupi kishte shënuar fitore 3:0, e deri të dielën mbushen plotë 350 ditë që “bardhekaltërit” nuk kanë luajtur në stadiumin e tyre legjendar, aty ku gjithnjë “Shvercerat” dinë të krijojnë atmosferë të zjarrtë për skuadrat mysafire.
Me siguri ashtu do të jetë edhe të dielën e 19 shtatorit, kur në Çair sërish do të dëgjohet zëri i “Shvercerave”, me të cilët FC Shkupi bëhet edhe më i fuqishëm. (infOSport.mk)