Suhel Muharemi debuton me Struga Trim Lum

Struga Trim Lum pas pak në Makedonska Kamenicë do të zhvillojë ndeshjen e parë të Kupës kundër skuadrës së Sasa, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi strugan shihet si favorit në këtë ndeshje, edhe pse përballë nuk do të ketë një skuadër naive, kjo pasi Sasa në fillim të sezonit në Ligën e Dytë Lindje ka arritur rezultate lakmuese, që e bëjnë këtë skuadër të jetë një ndër pretendentët për ngjitje në elitë.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet në Kamenicë me fillim në ora 15:00, ndërsa tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat do të zbresin në fushë.

Te Struga Trim Lum në takimin e sotëm do të debutojë Suhel Muharemi, i cili do të udhëheq sulmin bashkë me Emir Skenderin.

Ndryshime ka edhe në portë, ku në vend të Taleskit do të jetë Mirseloski, ndërsa në mbrojtje përveç të zakonshmit Mecinoviç, do të luajnë edhe Besir Ramadani dhe Besir Iseni.

Në mesfushë sërish do të veprojnë 5 futbollistë, me Flamur Tairin si më të tërhequr dhe katërshen Kadriu, Bojku, Bosançiç dhe Jahja. (infOSport.mk)

Leave a Reply