Barcelona u mund nga Bajerni i Munihut në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve. “Katalunasit” u mundën 3:0 në Kamp Nou nga skuadra kampione e Gjermanisë, që e dominoi ndeshjen në tërësi.
Për më tepër, “katalunasit” nuk kanë pasur asnjë goditje të saktë gjatë gjithë ndeshjes. Një gjë e tillë Barcelonës po i ndodh për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve.
Barcelona i kishte 3 goditje të pasakta dhe dy të bllokuara, ndërkohë Bajerni i Munihut kishte 7 goditje në portë, 6 të pasakta dhe 4 të bllokuara.