Janë zhvilluar dy takimet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, që startoi mbrëmë sezonin e ri 2021/2022, njofton “infOSport.mk”.
Borusia e Dortmundit mundi Beshiktashin në Stamboll me shifrat 2:1. “Milionerët” ishin skuadër më e mirë në fushë, mirëpo fundi solli emocione shtesë tek tifozët vendas, kjo pasi Montero ngushtoi epërsinë e gjermanëve, duke shtuar shpresat për një rezultat pozitiv, të cilin megjithatë nuk e arritën dot.
Bellingham në minutën e 20-të shënoi golin e parë për Dortmundin, ndërsa golin e dytë e realizoi i zakonshmi, Erling Haaland në minutat shtesë të pjesës së parë. Golin e vetëm për Beshiktashin në këtë përballje e realizoi mbrojtësi Francisko Montero në minutën e 94-të.
Fitore historike për Sherif Tiraspol, skuadër kjo që këtë vit debuton në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Moldavia në ndeshjen e parë të grupit “D” mundi Shakhtar Donjetskun me rezultatin 2:0. Adama Traore në minutën e 16-të shënoi golin e epërsisë në këtë përballje, ndërkohë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi Sherif Tiraspol 2, Shakhtar Donjetsk 0, e vendosi Momo Jansane në minutën e 62-të. Nga ora 21:00 pasojnë edhe 6 takime tjera, ku spikasin ato në “Enfilld Roud” midis Liverpullit dhe Milanit si dhe ajo në “Xhuzepe Meaca”, ku mejdanin ndajnë Interi dhe Real Madridi.