Xherdan Shaqiri bëri një debutim shumë pozitiv me Lionin, duke i rrëmbyer zemrat e tifozëve pa nisur ende mirë aventurën e tij me francezët.
Futbollisti shqiptar është ylli i ri i skuadrës prej të cilit pritet shumë këtë sezon dhe këtë e tregon fare mirë momenti kur ish-futbollisti i Liverpullit jep asistin në golin e dytë.
Sapo Shaqiri shkon pranë cepit të fushës për të ekzekutuar një goditje nga këndi, të gjithë tifozët dëgjohen duke brohoritur emrin e tij.
Shaqiri is a Lyon fans favorite already! 🙌
— Mootaz Chehade (@MHChehade) September 13, 2021
Mbështetja e madhe e ardhur nga tribunat i jep zemër futbollistit shqiptar, që menjëherë dhuron një asist perfekt për Denayer, i cili në ato momente shënon për 2:0.
Ndryshe Lioni në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të mundi Strazburgun me shifrat 3:1.