Ish futbollisti i Juventusit merr drejtimin e Veronës

Drejtuesit e Veronës kanë zgjidhur shumë shpejtë çështjen e trajnerit. Pas shkarkimit në Euzebio di Françesko, i cili në 3 xhirot e para të Serie A nuk kishte marrë asnjë pikë me Hellas Verona, i njëjti u shkarkua, ndërsa vendin e tij do ta zë Igor Tudor, një emër i njohur për futbollin italian, kjo pasi për disa vite me rradhë kishte luajtur me mjaft sukses për Juventusin.

Tudor me Veronën ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa do të jetë kjo skuadra e dytë që do të udhëheq në Itali, pas Udinezes.

Tudor karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2013-të, kur drejtoi për herë të parë Hajduk Splitin në vendlindje, për të kaluar më pas në Greqi në krye të PAOK, kurse në Turqi kishte udhëhequr ekipet e Karabukspor dhe Galatasaraj.

Sezonin e kaluar, Igor Tudor kishte luajtur rolin e ndihmësit të Andrea Pirlos te Juventusi.

 

Leave a Reply