Xherdan Shaqiri mbrëmë debutoi me fanellën e Lionit në elitën e futbollit francez. Sulmuesi shqiptar u bashkua me skuadrën franceze për të qenë një pikë kyçe e saj dhe menjëherë ka nisur të shpërblejë besimin e gjigantëve të Ligue 1.
Futbollisti nga Gjilani ka lënë gjurmë në ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit të Francës, teksa në minutën e 64-të ka dhënë një harkim perfekt në zonë që më pas është shndërruar në gol nga Denayer.
Lioni ka fituar me shifrat 3:1 takimin kundër Strazburgut, duke marrë kështu tre pikët në kampionat.