Senghor: Në Tetovë do të shkojmë për 3 pikë

Tetova, qyteti i cili disa dtë më parë përjetoi një tragjedi të rëndë, ku si pasojë e një zjarri në spitalin modular të Covid 19 humbën jetën 14 persona, nesër do të jetë nikoqir i derbit të madh të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, kur në fushën e blertë do të zbresin dy skuadrat më të mira në vend, Shkëndija dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet të dielën, mirëpo e njëjta pikërisht për shkak tragjedisë së ndodhur u shtye për ditën e martë.

Tashmë skuadrat besohet të jenë të përgatitura për këtë ndeshje, që zgjon shumë interes, teksa për faqen zyrtare të klubit nga Shkupi, në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori, Faustin Senghor.

“Ndeshja e së nesërme, do të jetë një derbi i vërtetë, një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati dhe mjaft të përgatitur. E vështirë do të jetë edhe për shkak të tragjedisë që ndodhi në qytetin e Tetovës para disa ditëve, por në fund shpresojmë për një ndeshje të mirë për publikun. Do të udhëtojmë për tre pikët e rradhës, që të mbetemi në vetë kreun e tabelës’’, – u shpreh Faustin Senghor.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe FC Shkupit nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply