Një lajm i trishtë na vjen nga futbolli shqiptar. Masazhatori i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, si pasojë e virusit të tmerrshëm COVID-19.
55-vjeçari Mihali nuk i mbijetoi Koronavirusit nga ku ishte dhe në intubim. Ai u infektua përpara ndeshjes ndaj San Marinos, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 5:0 në fushatën kualifikuese të Botërorit “Qatar 2022”.
Ylli Mihali ishte pjesë e stafit mjekësor të Kombëtares shqiptare në rolin e masazhatorit prej 30 vitesh dhe ka ndërruar jetë duke shokuar mbarë opinionin publik, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.