Alimi: Pikërisht ndaj FC Shkupit të kthejmë fytyrën e vërtetë të Shkëndijës

Shkëndija nesër si vendas do të mirëpret FC Shkupin në ndeshjen e fundit të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Në prag të këtij takimi nga tabori i Shkëndijës për faqen zyrtare të klubit ka folur mesfushori Armend Alimi, sipas të cilit pikërisht ndeshja e nesërme ndaj një kundërshtari të fortë si FC Shkupi, është mundësi e mirë që Shkëndija të kthejë fytyrën e vërtetë.

“Ndeshjet derbi çdoherë janë të paparashikuara dhe të rënda, kemi përballë një kundërshtar të fortë që këtë sezon kanë ambicie të mëdha, por kjo ndeshje për ne është mundësi që të kthehemi te fitoret dhe të kthejmë sa më shpejtë fytyrën e vërtetë të Shkëndijës. Këto dy javë i kemi shfrytëzuar mirë për t’u përgatitur psiqikisht dhe fizikisht, prandaj mendoj se të martën me angazhim dhe motivim maksimal do t’i gëzohemi fitores së re, që për ne do të ishte shumë e rëndësishme” – është shprehur Armend Alimi.

Shkëndija pas 5 xhirove të para ka regjistruar vetëm një fitore, ndërkohë në anën tjetër FC Shkupi në konton e saj ka regjistruar 3 fitore, me ç’rast aktualisht ka 4 pikë më shumë se skuadra kampipone në fuqi. (infOSport.mk)

Leave a Reply