Zaharievski: Fitoren e dëshironim që nga minuta e parë, e arritëm vetëm në fund

Struga Trim Lum ka vazhduar me rezultatet pozitive këtë edicion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, teksa sot në kuadër të javës së 6-të në terren vendas mundi Skopjen me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse fitoren e kërkonin që nga minuta e parë, duke sulmuar vazhdimisht, atë e arritën vetëm në kohën shtesë, kur në skenë në minutën e 94-të doli rezervisti Ivan Galevski.

Sipas trajnerit Zaharievski kjo fitore është më se e merituar për Struga Trim Lum, që me 12 pikë renditet në pozitën e dytë.

Që nga minuta e parë e dëshironim fitoren, të cilën e arritëm vetëm në minutën e fundit. Mendoj se ishte një fitore me meritë dhe tashmë jemi me mendje për ndeshjen e rradhës së Kupës kundër Sasa-s” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit, trajneri Srgjan Zaharievski, i cili sot festoi datëlindjen e tij të 48-të.

Vlen të theksohet se Struga Trim Lum kundër Skopjes kishte edhe një mundësi tjetër të artë të shënonte, mirëpo në pjesën e dytë Valentin Koçoski nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.

Ndeshja e rradhës  për Struga Trim Lum është ajo e Kupës kundër Sasa-s, që në program është të mërkurën. (infOSport.mk)

Leave a Reply