Struga Trim Lum në kërkim të pikëve të plota, Renova në Kavadar për të mos humbur

Java e 6-të në Ligën e Parë dhuron sot 5 sfida, përfshirë këtu edhe ato të dy skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe Renova, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum që e nisi mjaft mirë sezonin e ri, në terren vendas do të mirëpret Skopjen, skuadrën e rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërkohë Renova do të jetë mysafire e Tikveshit, një skuadër tjetër që këtë vit u rikthye në futbollin elitarë.

Struga Trim Lum shihet si favorite përballë skuadrës shkupjane, njëjtë sikurse edhe Renova, skuadër kjo që megjithatë do ta ketë më të vështirë, duke pasur parasysh se do të luaj në fushën e kundërshtarit në Kavadar.

Nja nga ndeshjet më interesante të ditës pa dyshim se është ajo midis Akademia Pandevit dhe Makedonija GJ.P., dy skuadra që këtë vit pretendojnë Europën, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë sfida në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë Rabotniçki dhe Bregallnica.

Kujtojmë këta të fundit bashkë me Struga Trim Lumin janë dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar disfatë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme është ajo midis Borecit dhe Pelisterit në Veles, ndërsa java e 6-të mbyllet të martën me super derbin, Shkëndija – FC Shkupi. (infOSport.mk)

Leave a Reply