Struga Trim Lum dhe Renova bëjnë detyrën, Ak. Pandev fiton derbin ndaj Makedonija GJ.P

Struga Trim Lum në minutën e 94-të siguroi fitoren e madhe ndaj Skopjes, ndërsa po në atë minutë, Renova shënoi edhe golin e dytë, duke konfirmuar fitoren e madhe në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, njofton “infOSport.mk’’.

Fitore këto shumë të rëndësishme për dy skuadrat shqiptare që figurojnë lartë në renditje. Struga Trim Lum me 12 pikë renditet në pozitën e dytë, ndërkohë Renova me një pikë më pak mban pozitën e tretë.

Ndërkohë e para në renditje tashmë është Akademia Pandev, skuadër kjo që fitoi derbin e javës kundër Makedonija GJ.P me rezultatin 4:1.

Fillimi i takimit nuk paralajmëroi një gjë të tillë, kjo pasi Makedonija GJ.P, falë golit të talentit shqiptarë Arbi Vosha kaloi në epërsi vetëm pas 60 sekondave lojë. Megjithatë vazhdimi i ndeshjes kaloi në shenjën e vendasve, të cilët barazuan shifrat në minutën e 21-të me anë të mbrojtësit Bohorac, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Mirçevski kaloi për herë të parë në epërsi Ak. Pandevin në këtë ndeshje.

I njëjti futbollistë në minutën e 61-të shënoi edhe golin e tretë për ekipin vendas, derisa rezultatin përfundimtarë të takimit, Ak.Pandev 4, Makedonija GJ.P 1, e vendosi braziliani Caio Silva Sena dos Santos.

Rabotniçki falë golave të shënuar nga Luka Stankovski gjatë pjesës së parë dhe Aleksandar Ristevskit në të dytën, i shkaktoi disfatën e parë në kampionat Bregallnicës, derisa në Veles Boreci me rezultatin 2:1 mundi Pelisterin.

Java e 6-të në elitën e futbollit vendor mbyllet të martën me super derbin, Shkëndija – FC Shkupi. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 6

Struga Trim Lum 1:0 Skopje
Tikveshi 0:2 Renova
Rabotniçki 2:0 Bregallnica
Boreci 2:1 Pelisteri
Ak. Pandev 4:1 Makedonija GJ.P
Shkëndija 14.09 (16:00h) FC Shkupi

Leave a Reply