Struga Trim Lum ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në terren vendas, duke mundur këtë herë ekipin e Skopjes me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, duke sulmuar portën kundërshtare që nga fillimi, derisa goli erdhi vetëm në minutat shtesë.
Kur po zhvillohej minuta e 94-të, Florian Kadriu nga e djathta harkoi në shtyllën e dytë, aty ku fillimisht ishte Cvetanoski që goditi, mirëpo portieri mysafir Efremov ishte në vendin e duhur, mirëpo jo edhe në rastin e dytë kur Ivan Galevski me të majtën e tij dli të jetë i saktë dhe ti sigurojë 3 pikë të mëdha skuadrës së Struga Trim Lum.
Ekipi vendas gjatë pjesës së dytë humbi edhe një penalti, të cilën në gol nuk arriti ta shndërrojë Valentin Koçoski.
Falë kësaj fitore, Struga Trim Lum me 12 pikë renditet në poziutën e dytë, menjëherë pas Akademia Pandev që ka një pikë më shumë. (infOSport.mk)