Berat Gjimshiti ka vazhduar me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme gjatë muajit shtator, teksa pasi shkëlqeu me kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e fundit kundër Hungarisë dhe San Marinos, një gjë të tillë vazhdoi të bëjë edhe me Atalantën.
Mbrojtësi shqiptarë realizoi sonte ndaj Fiorentinës në ndeshjen që po zhvillohet në këto momente, mirëpo për fat të keq i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.
Gjimshiti shfrytëzoi një tollovi që u shfaq në zonën kundërshtare, në të cilën në pozitë jashtë loje ishte apur kroati Pashaliç. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 11-të, teksa rezultati pas 45 minutuave të para është 0:1 të favor të skuadrës nga Firenca. (infOSport.mk)