Skopje bënë goditje të dyfishtë në merkato

Skopje pas 5 xhirove të para në elitën e futbollit vendor ka tubuar vetëm 5 pikë, ndërsa kjo ka alarmuar drejtuesit e klubit që janë aktivizuar sërish në merkato, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj te skuadra nga lagjja e Hekuranës do të jenë dy futbollistë të huaj. Fjala është për brazilianin Edison Baijano dhe kamerunasin, Jola Zapata.

Ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës ruse të Spartak Moskës B, ndërkohë Baijano, që luan si mesfushorë ofenziv te Skopje vjen nga rradhët e skuadrës portugeze të Marinhenze.

Pjesë e kësaj skuadre, Baijano ishte për plotë 7 vite, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Olhanenze, Gafanja, Turizenze, Oliveira dhe Beira Mar.

Skopje në kuadër të javës së 6-të do të luaj si mysafir ndaj Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply