Zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, e ku si pasojë humbën jetën 14 persona, bëri që Qeveria e vendit të shpall 3 ditë zie në gjithë territorin e Maqedonisë.
Kjo ka bërë që edhe ndeshjet e Ligës së Dytë të shtyhen për një ditë, dhe në vend që të zhvillohen të shtunën, të njëjtat do të zhvillohen të dielën.
Kështu e diela do të na dhurojë shumë ndeshje, përfshirë këtu edhe të Ligës së Parë, kur në program janë ndeshjet e javës së 6-të.