Maqedonia mbrëmë në arenën “Todor Proeski” nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Rumanisë, duke lëshuar mundësinë që të rikthehet në pozitën e dytë të grupit eliminatorë “J”, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.
Ishte ky barazimi i tretë i njëpasnjëshëm për Maqedoninë e Bllagoja Milevskit në këto ndeshje të shtatorit, me ç’rast tashmë “verdhekuqtë” ndodhen në pozitën e katërt, mirëpo me gjasa reale ende për atë pozitë të dytë, që aktualisht mbahet nga Armenia.
Ndryshe Gjermania kryeson grupin me 15 pikë, 4 më shumë se Armenia e vendit të dytë, ndërkohë Rumania me 10 pikë renditet në pozitën e tretë.
Maqedonia në 6 ndeshje ka tubuar 9 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt, ndërsa pas tyre ndodhen vetëm Islanda dhe Lihtenshtejni.
Pikërisht Lihtenshtejni do të jetë kundërshtari i rradhës i Maqedonisë në ndeshjet e tetorit, aty ku e pret edhe përballja ndaj gjigandëve të Gjermanisë. (infOSport.mk)
Eliminatoret e Botërorit, “Qatar 2022” – Grupi “J” |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|