Rumania me shumë probleme para takimit të sotëm me Maqedoninë!

Seleksionuesi i Rumanisë, Mirel Radoi po has në shumë probleme në prag të sfidës së sotme kundër Maqedonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i ri Janis Haxhi nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën në takimin e sotëm në Shkup, kjo pasi djali i legjendës së futbollit rumun, George Haxhi, ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Megjithatë Haxhi nuk është futbollisti i vetëm që nuk do të mund të luaj ndaj Maqedonisë, pasi për shkak të njëjtës arsye, te Rumania do të mungojnë edhe Razvan Marin, Aleksandru Çiçalldau dhe Dorin Rotariu , ndërkohë gjithashtu trajneri Radoi nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e portierit 21-vjeçar Marian Ajoani, Denis Alibek, Florin Tanase, Maksim Aleksandru dhe Dragosh Nedellku.

Ndeshja Maqedoni – Rumani zhvillohet sot me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply