Maqedonia e Milevskit barazon sërish! (VIDEO)

3 ndeshje, 3 barazime nën drejtimin e Bllagoja Milevskit. Pas barazimeve me Armeninë (0:0) dhe Islandën (2:2), Maqedonia barazoi edhe sonte në Shkup përballë Rumanisë, edhe atë pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia e nisi ndeshjen në mënyrë ofenzive, duke sulmuar që nga minuta e parë. Ezgjan Alioski sërish ishte i disponuar për lojë, duke ju shkaktuar shumë probleme rumunëve në anën e djathtë, ndërsa rastin e parë më serioz e pati Enis Bardhi në minutën e 15-të, mirëpo nuk u gjind më së miri pas atij asitit të Velkovskit.

Qasja ofenzive e futbollistëve të përfaqësueses sonë ju mundësoi rumunëve që të kenë më shumë hapësira, sidomos përmes kundërzbritjeve. Rastin e parë rumunët e kishin në minutën e 22-të, kur goditjen e Man, portieri Dimitrievski e ndali me një super intervenim.

Deri në fund të pjesës së parë Maqedonia u kanos përmes dyshes Elmas-Bardhi, mirëpo pa mundur të mposhtin portierin Nita.

Kjo dyshe Elmas-Bardhi u kanos edhe në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo sërish Nita mbeti i pamposhtur. Në anën tjetër Rumania u kanos përmes Kordeas, i cili nuk arriti të shënojë, edhe pse në ato momente doli të jetë në pozitë jasjtë loje.

Ashtu sikur kalonin minutat, Maqedonia kërkonte golin, madje edhe me dy sulmuesit e ri të inkuadruar Adis Jahoviç – Aleksandar Trajkovski, megjithatë goli sërish nuk erdhi, ashtu që në fund “verdhekuqtë” në fund duheshe të kënaqen me një barazim tjetër, që i zbeh edhe më shumë gjasat për atë pozitë të dytë në grupin “J”, edhe pse realisht mund t’ia dilnim sonte nëse fitonim, kjo për shkak atij barazimi 1:1 të Armenisë ndaj Lihtenshtejnit.

Pas 6 xhirove, Maqedonia me 9 pikë renditet në pozitën e katërt, derisa Gjermania kryeson tashmë bindshëm grupin me 15 pikë. Armenia me 11 pikë mban pozitën e dytë, derisa Rumania me 10 pikë mban pozitën e tretë.

Ndeshjet e rradhës eliminatore, Maqedonia do ti zhvillojë në tetor, edhe atë fillimisht me 8 tetor kundër Lihtenshtejnit në transfertë, që më pas me 11 tetor në Shkup të mirëpresim favoritin e madh, Gjermaninë. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply