Romanjoli largohet nga Milani, por mbetet pjesë e Serie A

Alesio Romanjoli në vitin 2015 iu bashkua Milanit nga rradhët e skuadrës së Romës për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Në fund të këtij sezoni atij do ti skadojë kontrata me “Rossonerët” dhe aktualisht ai është zgjedhja e tretë në mbrojtje për teknikun Stefano Pioli pas Kjaer dhe Tomorit, kështu që largimi duket e vetmja zgjidhje.

E përditshmja italiane, “Repubblica” vërtetoi lajmin që Romanjoli tashmë po kërkohet nga Mauricio Sarri për tu transferuar tek Lacio.

Lajm ky shokues duke pasur parasysh faktin që ai më herët ka qenë pjesë e rivalëve të urryer të qytetit dhe në rast transferimi do të reagonin ashpër edhe tifozët e Romës.

 

Leave a Reply