Janë shtyrë dy ndeshje të javës së katërt në La Liga. Fjala është për ndeshjet Sevilja-Barcelona dhe Viljareal- Alavesh, ndërsa arsyeja lidhet me grumbullimin e shumë futbollistëve të kampionatit spanjoll nga ekipet e CONMEBOL-it, që po zhvillojnë ndeshjet eliminatore të Botërorit, dhe kthimin e tyre me vonesë në klubet respektive.
Për të korrigjuar këtë problem, Tebas, president i Ligës Kombëtare të Futbollit profesionit në Spanjë shtyu oraret e tetë ndeshjeve, por nuk mund të bënte asgjë për sfidën mes Barcelonës dhe Seviljës dhe Viljarealit ndaj Alaveshit, pas “blaugranat” dhe “Nëndetësja e Verdhë” luajnë të martën në Ligën e Kampionëve.
Kërkesë për shtyrjen e dy ndeshjeve në fjalë për një datë të pacaktuar u refuzua fillimisht nga Federata Spanjolle për argumentin se kjo rrethanë, pra kthimi me vonesë i futbollistëve amerikano-jugorë, nuk ishte një shkak i forcës madhore.
LaLiga apeloi në Këshillin e Lartë të Sporteve, që dha urdhër për zhvillimin e këtyre dy sfidave në një kohë tjetër. Tebas ka pohuar se do të flasë me klubet e përfshira për të vendosur me konsensus datën e zhvillimet të dy sfidave të shtyra.