Struga Trim Lum ka siguruar gjithë dokumentacionin e duhur për dy talentët e rinj, që sezonin e ri do të jenë pjesë e tyre, njofton “infOSport.mk”. Emra të rinj te skuadra strugane në vazhdim të kampionatit do të jenë Suhejl Muharremi, një emër i njohur i futbollit vendor, që së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit, si dhe Trim Ambari, i cili vjen nga rradhët e Korabit.
Ky i fundit luan si mbrojtës i krahut të majtë, aty ku pritet që të rritet konkurrenca, njëjtë sikurse edhe në vijën e sulmit me Suhejl Muharremin, ish futbollistin e FC Shkupit, i cili kishte provuar veten edhe me Renovën.
Kujtojmë javë më parë, Struga Trim Lum bëri për vete edhe Florian Kadriun, Berat Beçirin dhe të riun Fiton Ademi (huazim nga Shkëndija), ndërsa vlen të përmendet se herët kjo skuadër kishte angazhuar edhe Miklovan Pere nga Dinamo e Tiranës, portierin e Pelisterit, Davor Taleski, Valentin Koçoskin si dhe Besmir Bojkun. (infOSport.mk)