Frank Riberi do të vijojë karrierën në Serie A, duke iu bashkuar skuadrës së Salernitanës, që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin italian.
Francezi i bashkohet kështu shqiptarit, Federiko Veseli, teksa do të kontribojë për të mbajtur në Serie A ekipin që pas 2 xhirove të para nuk ka tubuar asnjë pikë.
Riberi te Salernitana transferohet nga rradhët e Fiorentinës, edhe atë si agjent i lirë, kjo pasi ekipi nga “Artemio Franki” nuk i rinovoi kontratën.