Italia nuk arriti të mund Zvicrën, megjithatë shkroi historinë (VIDEO)

Zvicra dhe Italia barazuan pa gola (0:0) në “St. Jakob Park” në ndeshjen e vlefshme të grupit “C” për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Zhorzhinjo mund të shënonte golin e fitores për “axurrët”, mirëpo Jan Zomer ndali goditjen e tij nga penaltia në minutën e 54-të.

Megjithatë edhe përkundër këtij barazimi, Italia vazhdon të mbetet e pamposhur, tashmë 36 ndeshje me rradhë. Në këtë mënyrë “axurrët” regjistrojnë periudhën më të gjatë të një kombëtareje pa humbje, duke kaluar në këtë mënyrë Brazilin dhe Spanjën që nuk kishin humbur plotë 35 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply