Futbollisti i FC Shkupit, Abdul Ruatubjaje, ka qenë më meritori që kombëtarja e tij, Ruanda barazoi 1:1 përballë Kenisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022” në kontinentin afrikan, njofton “infOSport.mk”.
Ruatubjaje shënoi golin e barazimit për Ruandën në minutën e 21-të, edhe atë në mënyrë aksidentale, pasi i njëjti vetëm devijoi topin pa dashje pas goditjes me kokë të bashkëlojtarit të tij, Tujsenge.
Ndryshe Kenia kishte avansuar me golin e Olunga që në minutën e 10-të.
Për Ruatubjaje ishte ky goli i parë me fanellën e kombëtares së Ruandës, që në këtë mënyrë morri edhe pikën e parë në kuadër të grupit eliminatorë “E”, aty ku me 4 pikë kryeson Mali. (infOSport.mk)